Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË ËSHTË MBAJTUR SEANCA E PARË E KOMISIONIT PËR SIGURI NË TRAFIK

11. tetor 2017.

Medvegjë – Në Medvegjë është konstituar Komisioni për Siguri në Trafik dhe është mbajtur seanca e parë e këtij komisioni.

Kryetari i Komisionit për Siguri në Trafik, Nebojsha Arsiq, ka hapur seancën dhe konstituimin me numrin e votive të anëtarëve të pranishëm. Pas kësaj është njohur me anëtarët e komisionit për gjendje të sigurisë në trafik në Medvegjë me kërkesë të Stacionit të Policisë në Medvegjë për një automjetë të terrenit për nevojat e policisë së trafikut.

„Komuna e Medvegjës realizon të ardhura nga dënimet me të holla për shkeljet të parapara për rregullat mbi sigurinë në trafik, dhe është e nevojshme që nga pjesët e këtyre mjeteve për nevojat e policisë të trafikut të siguroj pajisjet, pikërisht automjetin motorik i cili do të lehtësoj punën e policëve të trafikut në territorin e komunës së Medvegjës. Gjithashtu, edhe sinjalizimi komplet i trafikut duhet të bëhet, por sëpari duhet të fillohet procedura e prokurimeve publike në mënyrë që të parashihet që nga vlera e dënimeve të paguara të angazhohet shtëpia profesionale e cila do të bëjë projektin dhe i cili në terren të realizohet në vepër”, tha kryetari i komunës Arsiq.

Qëndrimi i përbashkët i të gjithë anëtarëve të komisionit duhet që të dërgoj kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd për marrjen e lejës për blerjen e automjetit motorik për nevojat e Policisë së Trafikut në Medvegjë.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues