Arkiva e lajmeve
                   

NË MEDVEGJË 69 NXËNËS IU JANË NËNSHTRUAR TESTIT

16. qershor 2017.

Medvegjë – Nxënësit e shkollës fillore “Jabllanica e Epërme” në Medvegjë, kanë kryer testin nga matematika dhe gjuha serbe, ndërsa sot iu nënshtrohen testit të kombinuar.

„Në shkollën fillore “Jabllanica e Epërme” në Medvegjë, më 14 dhe 15 korrik të këtij vit, nxënësit kanë kaluar testin nga gjuha amtare dhe testin e matematikës. Testin iu janë nënshtruar 65 nxënës, të cilët kanë kaluar gjuhën serbe dhe 4 në nxënës në gjuhën shqipe. Testimi ka kaluar pa pengesa. Sot nxënësit iu nënshtrohen testit të kombinuar dhe besoj që e gjitha do të shkoj sipas mënyrës më së mirë”, tha Sllavica Gjoniq, drejtoresha e shkollës.

Udhëzimet për vlerësimin e testin mund të merren në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, ndërsa pas orës 15 materiali do të jetë i qasur edhe në ueb faqe www.upis.mpn.gov.rs.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues