Arkiva e lajmeve
                   

NË MATERNITETIN E PRESHEVËS KËTË VIT KANË LIND NËNTË FOSHNJE

17. shkurt 2017.

Preshevë – Materniteti jashtëspitalor në Preshevë, i cili është më i riu në Serbi, ndërsa i cili është hapur në korrik të vitit 2015, kujdeset për gratë shtatzëna nga kjo komuna dhe komuna e Bujanocit, ndërsa gjatë krizës së refugjatëve, në të kanë lindur edhe një grua emigrante. Nga fillimi i këtij viti në të kanë lindur nëntë foshnjë.

Mert Berisha, është fëmija i parë i cili ka lindur në maternitetin jashtëspitalor, tani ka një vit e gjysme. Gjatë kësaj kohë në maternitetin e Preshevës kanë lindur edhe njëqin foshnje.

Materniteti jashtëspitalor në Preshevë ka dy salla për lindje, inkubatori mobil dhe statik, katër dhoma për rehabilitimin e pacientëve dhe dhomat për motrat.

„Asnjë maternitet jashtëspitalor në vend nuk ka sallën e operacionit, as në të nuk jepet transfuzicioni apo anestezicioni. Të gjitha gratë të cilat lindin në mënyrë natyrale mbesin tek ne. Deri më tani nuk ka pasur kompikime”, thot dr Mitat Sahiti, specialist i gjenekologjisë.

Për gratë që lindin këtu kujdesen tre gjenekologë nga ky institucion, ndërsa për shkak të mungesës së kuadrove, në maternitet vijnë mjekët nga Bujanoci dhe Vraja. Në maternitet punojnë dhjetë motra, ndërsa pesë nga ato janë punësuar në dispanzerin për gratë.

Flora Nexhipi nga Presheva pret fëmijën e parë dhe dëshiron që të lind këtu.

„Shërohem këtu, motrat janë të sjellshme dhe mjekët janë të mirë. Jam e kënaqur edhe me pajisjet dhe mjekët”, tha Flora Nexhipi.

 „Këtu janë kushtet e suksseshme, rregullisht vijë në kontrollë, stafi mjekësor është i sjellshëm dhe shërbyes”, tha Ferida Rexhipi nga Presheva.

Momentalisht janë tri mjeke në specializim në Nish, ndërsa kthimi i tyre në Preshevë pritet për dy vite.

Burimi: RTV dhe Trupi Koordinues