Arkiva e lajmeve
                   

NË LOKALET E BUJANOVCIT DHE PRESHEVËS MË SË PAKU FEMRA NGA JUGU

14. gusht 2014.

Vranjw - Policia e Vranjës njoftoi se nw aksionin policor ne restorante dhe klube nate në Preshevë dhe Bujanovc janë zbuluar 32 femra pa leje pune.

Në natën mes 12 – 13 gusht, zyrtarët policorë nga Vranja në bashkëpunim me inspektimin turistik, kontrollin e departamentit të taksave dhe inspektimin e punës, në rajonin e Bujanocit dhe Preshevës, kanë zbatuar kontroll më të fortë në klube,restorante, katër prej të cilave në rrethin e Bujanocit dhe dy në atë të Preshevës.

Qëllimi i aksionit ka qenë vërtetimi i punës legale të këtyre objekteve si dhe i pagesës së taksave.

Me këtë rast është vërtetuar se njëri nga kwto objekte në Bujanoc nuk posedonte leje pune.

 “Janë gjet 32 femra nga këto rajone: Kosova, Beogradi, Novi Sadi, Nishi, Bujanoci, Lloznica, Arangjellovci, Smedereva, Pançeva, Paraçini, Trsteniku, Banja Kovilaça, Rashk, Zrenjanini, dy shtetase të Shqipërisë dhe një e Maqedonisë. Të gjitha kanë punuar pa kontratë pune”, shpjegon kumtesa e policisë së Vranjës,

Në këtë aksion kanë marrë pjesë 20 policë dhe 25 pjesëtarë të policisë kriminale për luftimin e krimit të përgjithshëm, atë ekonomik dhe për luftimin e trafikimit dhe kontrabandimin e njerëzve, si dhe dy teknikë të kriminalistikës.

Burimi:  Jugpres , Jugmedia, OK radio dhe Trupi Koordinues