Arkiva e lajmeve
                   

NË LEVOSOJË ËSHTË MBAJTUR EDUKIM PËR PRODHUESIT E QUMSHTIT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA

31. tetor 2022.

Bujanoc - Beograd - Edukimi me temën “Qumështorët dhe bagëtia e majme  në jug të Serbisë" u mbajt në Levosoj për prodhuesit e qumështit  nga Presheva dhe Bujanoci për demat të majëm, organizuar nga Shoqata e blegtorive simental "Kravica" nga Bujanoci.

Për prodhimin dhe mbledhjen e qumështit, zhvillimin e blegtorisë në këto komuna folën mysafirët, agroanalisti Çedomir Keco nga Novi Sadi dhe Radoje Cvetiq, pronari i "Master Frigo" dhe i Kombinatit bujqësor "Zlatibor", i cili filloi mbledhjen e qumështit në territorin e Bujanocit e të Preshevës dhe Vrajës.

Sipas organizatorëve, shfaqja e një blerësi të ri qumështi në këto zona ka një rëndësi të madhe për prodhuesit vendas të qumështit.

“Përveç blerësve vendorë, që para dy muajsh kemi edhe një tjetër me kapacitet të madh sepse ka qumështore në Zlatibor dhe Blac me mbi 40 tonë përpunim qumështi në ditë. Krahas rritjes së çmimit të blerjes së qumështit në 60 dinarë, janë shpërndarë edhe laktofriz për të ruajtur cilësinë e qumështit”, kanë thënë nga Shoqata.

Në takim morën pjesë mbi 50 pjesëmarrës nga fusha e prodhimit të qumështit dhe majmërisë së demave, të cilët patën mundësinë të mësojnë për situatën dhe perspektivat aktuale.

Shoqata e Blegtorive Simental "Kravica" nga Bujanoci është anëtare e Shoqatës qendrore të blegtorive simental të Serbisë.

Burimi:Bujanovacke, Trupi koordinus 

 

homescontents