Arkiva e lajmeve
                   

NË KOMUNËN E MEDVEGJËS ËSHTË MBAJTUR TAKIM ME EPS-IN NË LIDHJE ME PASTRIMIN E RRJETIT ELEKTRIK

16. mars 2018.

Medvegjë – Me iniciativë të kryetarit të komunës, Nebojsha Arsiq, në Medvegjë është mbajtur takim me përfaqësuesit e bashkësive lokale nga territori i komunës së Medvegjës dhe udhëheqësit e EPS-it nga Lebani, me rastin e problemit të furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve në bashkësitë lokale.

Në takim pranë EPS-it ka marrë pjesë Aleksandar Dimitrijeviq, udhëheqës i repartit për Leban dhe operater i sistemit distributive të EPS-it dhe Lilana Goluboviq, udhëheqëse e qendrës teknike të rapartit të EPS-it për Leban.

Qëllimi i takimit ka qenë që të gjidnet zgjidhje për ndërprerjet e shpeshta në furnizimin e energjisë elektrike dhe pastrimin joadekuat të rrjetit.

Dimitrijevi tha se punë prioritare e EPS-it është publikimi i tenderit për pastrimin e ardhshëm dhe mirëmbajtja e rrjetit, pas së cilës mund të angazhohen njerëzit të cilët do ta kalojnë trajnimin për pastrimin e bimëve dhe drunjëve të cilët pengojnë dhe prej të cilëve vie deri tek ndërprerja e furnizimit me rrumë deri tek shfrytëzuesit e largët.

„Territori i komunës së Medvegjës është një territory i madh dhe rrjeti është i ndryshëm, vend malor, shtëpitë paraqesin problem, dhe kështu këto kanë sjellur këtë problem”, tha Lilana Golubovac.

Drejtori i EPS-it për Medvegjës, Zharko Gjorgjeviq, tha se me mjetet vetanake disa herë e kanë pastruar rreth 50 drunjë të cilat kanë penguar rrjetin e rrymës, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të gjendet zgjidhje të gjatë, duke marrë parasysh në se drunjët e rinj përsëri rriten dhe do të paraqitet po i njejti problem.

„Është normale kur dimrit të reshurat e mëdha dhe situatat e jashtëzakonshme se vjen deri tek ndërprerja e rrymës dhe se njerëzit tonë i kuptojnë këto situata, por ndodhë që të jetë kohë e mirë dhe qytetarët thërrasin dhe ankohen se nuk kanë rrymë, se pajisjet i prishen përshkak të rrymës së dobët dhe ndërprerjeve të vazhdueshme. Ata njerëz nuk kërkojnë shumë, por kjo është më themelore, që për atë se çka paguajnë duhet që të furnizohen në mënyrë të rregullt me energji elektrike. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe se EPS-i është duke bërë gjithçka në kompetencën e tyre dhe kemi bashkëpunim të madh me ministrin Aleksandar Antiq në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, si dhe me Milorad Grçiq, drejtor i Industrisë së Energjisë Elektrike të Serbisë dhe ne do t'ia prezantojmë ata me këtë problem dhe shpresoj se shumë shpejt të jetë e mundur për të zgjidhur problemin. Në një bisedë më të hershme me ta, ata biseduan rreth furnizimit me energji alternative, e cila do të siguronte sa më shumë pushtet të jetë e mundur ", tha kryetari i komuës Arsiq.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues