Arkiva e lajmeve
                   

NË KOMUNËN E BUJANOCIT 16 NDËRMARRJE PRESIN PRONARIN E RI

9. shtator 2014.

Udhëheqësja e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Bujanocit, Fazilla Azemoviq ka deklaruar se 16 ndërmarrje shoqërore në Bujanoc sëshpejti pritet të privatizohen, sepse gjenden në ofertën publike të cilën e paraqitur në mes të muajit gusht Agjensioni Republikan për Privatizim. Përveç 11 ndërmarrjeve të cilat kanë selinë e tyre në Bujanoc, në procedur gjenden edhe pesë ndërmarrje në territorin e komunës, të cilat kanë selitë e tyre në qytetet e tjera të Serbisë.

Agjensioni për Privatizim pas miratimit të Ligjit për Privatizim, ka paraqitur ofertë publike për mbledhjen e letrave rreth interesimit për subjektet e privatizimit nga portofoli i Agjensionit për Privatizim, në të cilin janë gjithsej 502 ndërmarrje në Serbi, të cilat janë në falimentim apo në procedurën e restruktuimit, që afati i fundit është 15 shtatori. Azemoviq për agjensionin Beta deklaroi se Zbatimi i privatizimit sipas Ligjit të ri për Privatizim është i pavlefshëm për komunën e Bujanocit në rast se procedura për privatizim sjell në drejtim pozitiv dhe për qëllim të përmirësimit real të firmave, që sipas evidencës komunale në mesin e tyre janë edhe tetë ndërmarrje shoqërore dikur të rëndësishme nga të cilat kanë mbetur vetëm sallat boshe.

"Kemi vëzhguar të gjitha objektet në komunën e Bujanoci të cilat dikur ishin ndërmarrje shoqërore e që tani nga ato kanë mbetur vetëm sallat boshe në rënie e sipër. Kemi provuar të ftojmë investitor, mirëpo asgjë më shumë nuk ishte në juridiksionin tonë, sepse asgjë nuk ishte në pronësi të komunës“, ka thënë Azemoviq. Sipa fjalëve të saj komuna merrë pjesë në procesin e privatizimit ashtu që Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, ka koordinatorin e vet për ndërmarrje të vogla dhe të mëdha, ekonomi dhe privatizim, prej të cilit të gjithë afaristët e interesuar marrin shpejgime për procedurën e privatizimiz, në bashkëpunim me Agjensionin për Privatizim.

"Konkretisht me atë se është mbullur 'Jugokop', e cila ka qenë thertorja më e madhe në Ballkan dhe e cila ka në pronësi të vet ka hapësira të mëdha të livadheve dhe pyjeve, shumë shpejt ka rënë kompelt fondi për blegëtori në komunën e Bujanocit.

Po si të ishte e mundur që të gjithë të punësuarit në 'Jugokop', të kthehen në punë, atëherë kjo do të ishte një sukses shumë i madh", tha Azemoviq.

Ajo ka deklaruar se komuna e Bujanocit në evidencën e Shërbimit Kombëtar për Punësim, ka një numër të madh të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe me arsimim të lartë, të cilët do të kishin mundur menjëherë të fillojnë të punojnë. Në mesin e subjekteve afariste të cilat gjenden në ofertën publike për mbledhjen e letrave rreth interesimit për privatizim në komunën e Bujanocit janë Banja e Bujanocit, Industria e Duhanit Bujanovac, Proleqe dhe banja Kllokot e cila ka vetëm licensë mirëpo nuk posedon pronësi. Në fazën përfundimtare të përgaditjes për privatizim janë edhe fabrika e mbathjeve Gumopllastika, thertorja Jugokop, miniera Fellspat dhe Jugpromet. Në proceruën e privatizimit sipas Ligjit të ri për Privatizim gjendet edhe tri fabrikat e Simpo-s më komunën e Bujanocit, "Sipeks", "Simposan" dhe "Kondiva", fabrika e Jumko-s "Bi Voda", si dhe Cërvena Zastava e Kragujevcit, të cilat gjithë kanë selitë e tyre jashtë Bujanocit. 

BURIMI: Beta dhe Trupi Koordinues