Arkiva e lajmeve
                   

NË JUGUN E SERBISË PRODHIM MË I LARTË MIRËPO EDHE PAPUNËSI E LARTË

10. dhjetor 2014.

Prodhimi industrial në jugun e Serbisë në dhjetë muajt e parë të këtij viti është rritur për 3,3 përqind, çka është një e dhënë inkurajuese kur merret parasysh se zona industriale në nivel të Serbisë për këtë vit është më e ulët për 6,3 përqind.

Fotografinë ekonomike shumë vjeçare të jugut të Serbisë e përmirëson edhe fakti se është realizuar edhe suficidi tregtar i jashtëm prej 69 milion dollarëve, çka do të thotë se është punuar më mirë, është eksportuar më shumë dhe më pak është importuar. Megjithatë, këso rezultate nuk i përcjellin edhe të ardhurat e mira, të cilat duke u bazuar në mesataren republikane janë më të ulëta për më shumë se 13 mijë dinarë, ndërsa është rritur edhe numri i të punësuarve, i cili në rrethin e Jabllanicës është afër 35 mijë.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat të cilat janë njoftuar në mbledhjen e Kuvendit të Odës Ekonomike Rajonale (RPK), në Leskoc.

Sllagjana Backoviq, drejtoresh e Fondit për Zhvillit të Serbisë, ka thënë se ndërmarrësit e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, këtë vit kanë treguar interesim më të madh për kreditet e Fondit, në dallim me ndërmarrësit e rretheve të tjera dhe se tregon se aktiviteti ekonomik në këto dy rrethe sado pak është ngjallur. Ajo ka lajmëruar se në programin e Fondit për vitin e ardhshëm janë paraparë afatet më të gjata pagimit të krediteve investive dhe krediteve për kapital punues, ndërsa janë paraparë edhe kushtet më të mira për ndërmarrësit dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në mbledhjen e Kuvendit të Odës Ekonomike Rajonale (RPK), në Leskoc, ka marrë pjesë ambasadori i Algjerisë, Abdel Kader Mesdoya, të cilit i`u është dhënë mirënjohje e veçantë për përkrahjen dhe ndihmën në krijimin e lidhjeve ekonomike në mes Algjerisë dhe dhjetë vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Afërt me biznesmenët e jugut të Serbisë.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues