Arkiva e lajmeve
                   

NË JUGUN E SERBISË PAGAT MË TË MIRA JANË NË MEDVEGJË

28. maj 2014.

Medvegjë – Paga mesatare më e lartë pa tatim dhe kontribute, në muajin prill, në rrethin e Jabllanicës është arritur në komunën e Medvegjës, 41.256 dinarë, përderisa në muajin e kaluar në krye të listës ishte Vllasotinca me 28.808 dinarë. Në Bojnik, të punësuarit kanë marrë nga 33.769, në Crna Travë 31.605, ndërsa në Leban 32.016 dinarë.

Në qytetin e Leskocit, në muajin prill, paga mesatare në neto ishte 33.387 dinarë.

Sipas të dhënurave të Institutit Republikan për Statistika, paga mesatare në neto, në muajin prill të këtij viti, në rrethin e Jabllanicës ishte 33.001 dinarë, çka është afër 13 mijë dinarë më pak nga ajo e nivelit Republikan.

Paga mesatare pa tatim dhe kontribute muajin e kaluar në Serbi ishte 45.847 dinarë.

Krahasuar me pagën e muajit mars, realisht është më e madhe për 4,9 përqind, ka njoftuar Instituti Republikan për Statistika.

Burimi: Media Centar Leskoc dhe Trupi Koordinues