Arkiva e lajmeve
                   

NË JUG TË SERBISË SITUATË E SIGURTË

13. maj 2015.

Preshevë – Komandanti i Xhandarmerisë, Goran Dragoviq, ka deklaruar gjatë në bazën “Kozjak”, se gjendja në zonë tokësore të sigurisë dhe në drejtim të Maqedonisë është stabile.

„Është rritur prezenca e pjesëtarëve të Xhandarmerisë, Administratës Policore Kufitare, njësive speciale dhe policisë me kompetencë të përgjithshme, si dhe Ushtrisë së Serbisë“, ka thënë Dragoviq dhe ka shtuar se gjendja në terren përcjellet 24 orë në ditë, me aktivitetet e shtuara të cilat pasqyrohen përmes patrullave të veprimtarisë zbuluese dhe opservimit të terrenit me mjete të veçanta elektroteknike.

Komandati i Xhandermerisë, i cili është në krye të trupit të cilën e ka formuar Qeverisa e Serbisë – Byros për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, ka thënë se të gjitha njësitet funksionojnë pa ndërprerë dhe se egziston bashkëpunim i mirë me banorët lokal.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues