Arkiva e lajmeve
                   

NË JUG TË SËRBISË PRITET TË ARRIJNË 15.000 MËRGIMTAR

19. korrik 2011.

Bujanoc – Shërbimet komunale në Preshevë dhe Bujanoc deri më 15 gusht do të zgjasin orarin e punës për ti dalur në ndihmë qytetarëve nga mërgimi të cilët pushimet vjetore i kalojnë në vendlindje. Pritet që më shumë se 15.000 Shqiptar nga kjo anë pushimet ti kalojnë për vizit në vendin e lindjes.

“Presheva është duke e jetuar një jetë tjetër. Rrugët janë për plot automobila dhe gjallëri, ndërsa kafet dhe shitoret punojnë me intenzitet të madhë. Presim ardhjen e disa mijëra automobilëve dhe përafërsisht të 10.000 qytetarëve tanë me familje”, shtoi Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës. Ai pret që presion më i madhë do të bëhet në shërbimin e ofiqarisë sepse kjo  periudhë shfrytëzohet për grumbullime  dhe kurorzime familjare. Për at kanë vendosur që shërbimet e duhura të pushtetit lokal deri më 15 gusht ti jenë tërë ditën qytetarëve në shërbim.

Pamje e njëjtë është edhe në Bujanoc, ndërsa nga komunikacioni policor na bëjnë me dije se kanë shtuar kontroll në punktet për në fshatrat Miratoc, Rahovic, Corrotic, Rainc  në komunën e Preshevës  po ashtu edhe në Tërnoc, Breznic, Muhovc dhe Bilaç në komunën e Bujanocës.

Pritet që për gjatë muajit korrik dhe gusht Preshevën Bujanocin do ta vërshoj rreth 5.000 automobila