Arkiva e lajmeve
                   

NË JUG TË SERBISË ENDE KA SHUMË MINA

11. prill 2014.

Bujanoc - Në Bujnanoc, nën organizimin e Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Qendrës për Deminim, është mbajtur prezentimi i problemit lidhur me minat dhe mjetet tjera shpërthyese vdekjeprurëse.

Drejtori i Qendrës për Deminim, Branisllav Jovanoviq, ka deklaruar se në komunat Bujanoc dhe Preshevë  3,3 milion metër katror e tokës është e minuar. Sipas fjalëve të tij, ato hapësira janë të rrethuara dhe shënuara, duke i paralajmruar banorët për rrezik, që nga mbarimi i konfliktit në këtë territor në vitin 2001. Jovanoviq ka thënë se në komunën e Bujanocit dhe Preshevës janë shënuar edhe nëntë lokacione në të cilat dyshohet se ka mina.

„Në komunën e Bujanocit dhe Preshevës prej vitit 2007 deri më tani janë spastruar rreth një milion metër katror e tokës me municion thërmërues dhe mina. Në proces është heqja e minave në fshatin Caravajkë të komunës së Preshevës, e cila është në fazën e përfundimit dhe e cila është duke u kryer me ndimën e donacionit të SHBA-së“, tha Jovanociq.

Jovanoviq theksoi se Qendra për deminin gjithnjë i rrethon lokacionet me mina me ndihmën e tabelës së paralajmrimit, të cilën tabelë qytetarët shpeshë e heqin dhe e thyejn.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, tha se ky institucion shtetëror, sëbashku me Qendrën për Deminim dhe Qeverinë e Republikës së Serbisë, janë duke punuar në mënyrë aktive në këtë problem, si dhe do të mundohet që sëbashku me bashkësin ndërkombëtare të sigurojn sëpaku edhe 6 milion euro, ashtu që kjo hapësir e jugut të Serbisë të bëhet e sigurt për popullatën.

Sipas të dhënave të Qendrës Komunale për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc, nga bombat thërmuese dhe minat që kanë mbetur në këtë komunë nga viti 1999, kanë vdekur shtatë persona, ndërsa 22 janë plagosur.

Bombat thërmuese të paeksploduara, që kanë mbet pas bombardimit të NATO-s, tërësisht janë pastruar nga lokacionet e komunës së Preshevës dhe Bujanocit në vitin 2012. Këtë projekt e ka finansuar Ministria e Punëve të Brendshme të Mbretërisë Norvegjeze, ndërsa e ka implementuar Ndihma Popullore  Norvegjeze.  

Në komunat Bujanoc dhe Preshevë fushat e mbetura me mina gjenden krysisht në Zonën Administrative të Sigurisë për në Kosovë. Vlerësohet se për t’i hequr minat nga ky territor janë të nevojshme gjashtë milion euro.

Burimi: Radio Televizioni i Serbisë dhe Trupi Koordinues