Arkiva e lajmeve
                   

Në jug të Sërbis zjarr i ri

9. gusht 2012.

Kryeshefi i repartit për gjendje të jashtzakonshme, Dragça Stanojkoviq, ka theksuar se dje ne mengjes zjarri prap i ka prekur rrethin e fshatrave Svenjisht edhe Lanik, pesë deri në shtatë kilometra në lindje të Preshevës, në kufi me Maqedonin, dhe qasje në fshatin e banur me shqiptar Rahovica, një kilomenter në veri të Preshevës.

Në fshatin Svinjishte dhe Lanik ka njëzet shtëpi ku jeton njëqind banorë, kurse në Rahovic rreth 700 shtëpi ku jetojnë më shumë se 3.700 banorë dhe të gjithë janë të sigurt kanë thene në Repartin për gjendje të jashtëzakonshme.

“Banorët dhe pronat e tyre në të gjitha lokacionet apsulutisht janë të sigurta. Por, dje në Bratoselc nuk kemi arrit ta mbrojmë një shtyll elektrike dhe njw pemw e varrezave të fshtati po prap me ndihmën e fshatarve kemi arrit të ruajmë Kishzën”, tha kryeshefi Stanojkoviq.

Aj theksoi se dje edhe sot, në shuarjen e zjarrit në fshatrat Bilaç, Bratoselc, Turi dhe Kradnik në komunën e Bujanocit kurse në Preshevë, Relan, Svenjishtë Lanik, Bushtran dhe Rahovic, janë angazhuar dhjetë ekipe të zjarrfikësve nga Vranja, Bujanovci, Presheva, Vlladiçki Hanit dhe Surdulica.

Në këto fshatra gjatë vikendit dhe tri ditët e fundit janë lokalizuar 20 zjarre të mdhaj e të vegjël.Janë djegur kryesisht mali bori dhe bakremi si dhe bimë të vogla.