Arkiva e lajmeve
                   

„NE JEMI E GJITH BOTA“ NË BUJANOC

9. dhjetor 2010.

Katërmbëdhjetë nxënës të shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva të mërkurën më 08 dhjetorë në sallën e mbushur plot me shikues kanë treguar se një botë tjetër është e mundur. Gjatë 90 minuta çfaqjeje, këta të rinjë treguan se shoqërimi, dashuria dhe toleranca bashkojnë dhe na bëjnë të lumtur. Ata dërguan mesazhin se shoqërimi në mes të etniteteve, religjioneve, dallimeve gjuhësore dhe prejardhjeve të ndryshme kulturore është i mundur dhe se kjo është një lidhje kyqe për marëdhëniet ndëretnike.

,,Ne jemi e gjith bota’’ është çfaqja e dytë e cila ka pasur dje premierën e sajë, ndërsa para paraqitjes së tyre para publikut Bujanocas, ata kanë pasur çfaqjen e tyre në Slloveni dhe Kikindë. Tema kryesore e kësaj çfaqjeje është bazuar në bazë të ,,Romeo dhe Zhulieta’’ të William Shekspirit – storja e dashurive të ndaluara. Teksti përmban një fuqi të metaforës që vështirë se dikush mundë të mbetet indiferent.

Përpos temës kryesore, çfaqja ka edhe tema tjera ku shihen motivet e dashurisë dhe shoqërisë dhe të cilat tema janë të pandashme për të gjitha gjeneratat e reja (problemet shkollore, fejsbuku, rritja etj).

Pra se të fillojë kjo çfaqje, publikut iu drejtua aktorja e re Nesibe Osmani në gjuhën rome, regjisori dhe autori i tekstit Aleksandar Laziq në gjuhën serbe si dhe koordinatori Rahim Salihu në gjuhën shqipe:

„Kudo që jemi paraqitur, në qdo vend që kemi qenë, këndo që e kemi takuar dhe kemi njoftuar, kurdo dhe kudoqoftë, kemi konfirmuar ate për qka flasëm: që ne jemi të njejt, të barabartë dhe të posaqëm, që Ti dhe  Unë jeni Ne, ndërsa Ne jemi e gjith bota!“
Çfaqja teatrale ,,Ne jemi e gjith bota’’ është paraqitur në mesin e nëntorit në Kikindë me një ekip tjetër artistësh, duke ruajtur përbërjen multietnike e cila reflekton Vojvodinën. Aktorët e çfaqjes nga Kikinda kanë ardhur në Bujanoc në premierën e njëherit edhe për të mbështetur shokët e tyre nga Presheva dhe Bujanoci.

Publiku Beogradas do të kenë rastin që të përcjellin këtë çfaqje teatrale më 17 dhjetorë në teatrin ,,Rasha Pllaoviq’’. Ata do të kenë rastin të shohin çfaqjen teatrale ku së bashku luajnë të rinjët nga kikinda, Bujanoci dhe Presheva.

Projektin e ka përkrahur sekratariati krahinorë për kulturë i krahinës autonome të Vojvodinës dhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.