Arkiva e lajmeve
                   

NË FABRIKËN E PELETIT NË MEDVEGJË JANË PUNËSUAR 40 NJERËZ

7. mars 2014.

Medvegjë – Në ndërmarrjen e re publike për prodhimin e peletit “Jabllanica Eko” në Medvegjë, kanë fituar punë 40 të rinj, të cilët momentalisht janë duke u trajnuar për punën në prodhim.

Fabrika është e akomoduar në objektin e ndërmarrjes së rënë „Termovent“. Makinat me vlerë prej 380.000 euro janë donacion nga Fondi për Zhvillim i Sllovenisë, ndërsa nga programi EU PROGRES janë ndarë 100.000 euro për renovimin e objektit dhe 10 euro tjera për trajnimin e punëtorëve, ndërsa pjesëmarrës në finansim është edhe qeverisja lokale.

„Në konkurs janë lajmëruar 106 persona, ku komisioni nuk e kishte të lehtë të bëjë zgjedhjen e tyre”,tha kryetari i kësaj komune shumë etnike, Sllobodan Drashkoviq.

„Është kushtuar rëndësi që njerëzit ti përgjigjen kërkesave në prodhim, sepse këtu do të punojnë 24 orë pa ndërprerë. Në mesin e të pranusuarëve janë vetë pesë persona që kanë më shumë se 30 vjet, ndërsa iu është kushtuar rëndësi përfaqësimit gjinor dhe kombëtar”, ka thënë Drashkoviq dhe demanton zërat rreth punësimit partiak.

Javën e ardhëshme pritet fillimi i punës së makinave, tha drejtori i fabrikës Marko Stojanoviq duke vërtetuar se tregu është siguruar.

“Do të punojm me blerësit vendor dhe të jashtëm, mirëpo pikë së pari nga Sllovenija”, ka thënë Stojanoviq.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues