Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC SHTRENJËTOHET NXEMJA

11. tetor 2017.

Bujanoc – Në mbledhjen të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit është miratuar çmimorja e re e shërbimeve të cilat i ofron “Komunalia”.

Drejtori i kompanisë Adem Hasani, Këshillit ka propozuar çmimoren e re me çmimet e larta për 10 përqind për dallim nga viti i kaluar, i cili në fund të debatit është miratuar.

çmimi i ri i nxemjes nga ngrohtorja e qytetit nuk do të vlej për banorët e rrokaqiejt të vetëm në Bujanoc, përshkak të ankesës për vlerësn e papërballueshme të tarifës.

Ndërsa për shfrytëzuesit tjerë çmimi do të jetë 138 dinarë për katror, për banorët e rrokaqiellit kjo nxemje do të jetë 130 dinarë për katror, edhe pse “Komunala” pikërisht për këta banorë ka pagesën më të ulët të shërbimeve të tyre.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi tha se gjatë seancës së Këshillit Komunal duhet që zgjidh edhe problemin me pagesën e vendit publik për parking në Bujanoc.

„Kjo është njëra ndër çështjet e cilat duhet me urgjencë të zgjidhet, sepse parkimi mund të merren të ardhurat burimore për buxhetin e komunës”, tha Kamberi.

Burimi: Vrajske, Titulli.com, Presheva.com dhe Trupi Koordinues