Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC NË FILLIM TË JAVËS KAMPI PËR EMIGRANTË

12. tetor 2015.

Bujanoc  - “Në fillim të javës së ardhshme në Bujanoc do të hapet kampi për regjistrimin e refugjatëve”, ka thënë ministri Alleksandar Vulin. Kampi do të vendoset në fabrikën e akumulatorëve “Svetlost”.

Sipas fjalëve të tij, ditëve të fundit në Serbi në ditë hyjnë gjashtë deri shtatë mijë refugjatë, mirëpo të gjitha ata janë regjistruar, ushqyer dhe kontrolluar.

Në lidhje me fluksin e madh të emigrantëve që priten të vijnë, Vulin ka thënë se Serbia nuk do të zvogloj procedurat dhe t`i ndaloj regjistrimin e të gjithë emigrantëve të cilët hyjnë në Serbi.

Duke komentuar ndihmën prej 17 milion eurove për Serbinë, Vulin ka thënë se për Serbinë këto të holla vlejnë, duke e ditur që në fillim të vitit nuk janë parapraë mjete nga buxheti për refugjatët dhe se këto mjete nuk janë të mjaftueshme.

Vulin ka deklaruar se Serbia duke e ditur që vie dimri, do të duhen ndihma direkte buxhetore në mënyrë që të themelohen qendra të vogla të pranimit të cilat do të kenë karakter të përkohshëm.

Duke kujtuar se prej fillimit të vitit përmes Serbisë kanë kaluar 172.000 njerëz, Vulin ka paralajmruar se dimri nuk do t`i ndal refugjatët që të udhëtojnë, ndërsa shteti duhet për këtë të jet i gatshëm.

Burimi: Tanjug, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues

 

homescontents