Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC JANË NDARË KONTRATAT PËR FILLIMIN E BIZNESEVE

31. korrik 2018.

Bujanoc - Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit, ndau 73 kontrata për subvencionimin e fillimit të biznesit.

Vlera e përgjithshme e këtij programi është 8,360,000 dinarë (ose 70,000 euro), ndërsa fondet sigurohen nga buxheti i komunës së Bujanocit.

Këtë vit, 15 milionë dinarë nga buxheti i komunës janë ndarë për mbështetjen e biznesit, që është pesë milionë më shumë se vitin e kaluar dhe 13.8 milionë më shumë se në vitin 2016.

Kamberi tha se vetëqeverisja lokale është e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe se hapja e bizneseve të vogla është shumë e rëndësishme sepse krijon vende të reja pune.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues