Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC IU NDANË ÇERTIFIKATAT KANDIDATËVE TË PUNËTORISË MBI TË DREJTAT E FËMIJËVE

16. dhjetor 2016.

Bujanoc – Pas pjesëmarrjes në 12 punëtori mbi të drejtat e fëmijëve, OPZ dhe planit aksionar, grupës prej 20 të rinjëve iu janë ndarë çertifikatat mbi programin e suksseshëm edukativ.

Kandidatët e punëtorive të drejtave të njeriut në emër të Iniciativës Qytetare i ka përshëndetur Fismir Jahiu, koordinatori lokal në projektin dhe trajnues në këto punëtori. Me këtë rast të pranishmërve edhe Daniella Stojilkoviq, trajnere dhe mentore, e cila ka folur rreth rëndësisë së mësimit të përhershëm dhe edukimit të vazhdushëm në fushën e drejtave të fëmijëve.

Qëllimi i këtyre punëtorive ka qenë që fëmijët dhe të rinjët të arrijnë dituri nga fusha e drejtave të fëmijëve, në mënyrë që të bëhet mbrojtës të drejtave të fëmijëve në bashkësitë e tyre. 

Fëmijët kanë dëgjuar ligjeratat nga fushat në vazhdim: Hyrja në konceptin e të drejtave të fëmijëve; Konventa mbi drejtat e fëmijëve; Të drejtë në jetë, rimëkëmbje dhe zhvillim; Të drejtë në mosdiskrimin; Të drejtë për mbrojtjen e të gjitha formave të dhunës, keqpërdorimit dhe shfrytëzimit seksual; Të drejtë në privatsi dhe të drejtë në shprehjen e mendimit; Të drejtë në participimin dhe të drejtave tjera nga Konventa; Protokoli i parë dhe i dytë opsional; Mekanizmi i mbrotjes së drejtave të fëmijëve në nivelin lokal dhe nacional; Kampanja e avokimit dhe Planifikimi aksionar.

Pjesëmarrësit e trajnimit gjatë pranverës do të realizojnë kampanjën lokale qëllimi i të cilit është realizimi i mekanizmave për mbrotjen e drejtave lokale. Ata do të marrin pjesë edhe në aktivitetet të cilat i përkasin ratifikimit të OPZ në nivelin nacional.

Projekti “Të drejat e fëmijëve në tregim dhe praktikë” (Children’s Rights in Stories and Practice) realizon Shoqata për Zhvillimin e Fëmijëve dhe të Rinjëve  - Klubi i Hapur, në partneriteti dhe bashkëpunim me 6 organizata nga juglindja e Serbisë, ndërsa me përkrahje të Delegacionit të UE-së në Republikën e Serbisë.

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues