Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC FORMOHET ZONA PËR KËMBËSORË

23. maj 2017.

Bujanoc – Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal e komunës së Bujanocit ka nënshkruar kontrat për realizimin e projektit “Rekonstruktuimi i pjesës së rrugës Karagjorgje Petroviq në Bujanoc në funksion të formimit të zonës së këmbësorve të afarizmit të avansuar”.

Sipas fjalëve të shefit të kësaj Zyre, Enis Salihut, zona egzistuese për këmbësorë do të zgjërohet në pjesën e rrugës kryesore e cila ndodhet tek ëmbëltorja “Zvezda” dhe deri tek ndërtesa e Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Bëhet fjalë rreth projektit me vlerë prej 3 milionë dinarë, të cilin projekt do të financoj Ministria për Turizëm dhe Telekomunikacion e Republikës së Serbisë dhe komuna e Bujanocit. Është konfirmuar që projekti të kryhet në afat prej 6 muaj, tha Salihu.

Me këtë projekt është paraparë krijimi i kësaj hapsire në zonë për këmbësorë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues