Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC ËSHTË SHËNUAR DITA E STUDENTËVE

9. prill 2014.

Bujanoc – Dita e Studentëve në Bujanoc është shënuar me shpërndarjen e 863 bursave komunale stundentëve nga kjo komunë dhe për këtë qëllim nga buxheti komunal janë ndarë dhjetë milion dinarë.

Bursat u dhanë në sallën e Shtëpisë së Kulturës „Vuk Karaxhiq“, ndërsa i ato i dorëzoi Bajram Fejzullahu, kryeshef i Drejtoratit për Veprimtari shoqërore në komunën e Bujanocit.

Në bazë të vendimit të këshillit komunal nga buxheti komunal për bursa studentore këtë vit gjithsej janë ndarë dhjetë milion dinarë, ndërsa bursa janë ndarë sipas suksesit të arritur.

Të gjithë brucoshat kanë fituar nga dhjetë mijë dinarë, mirëpo për bursa kanë mundur të konkurojn vetëm nxënësit e shkëlqyeshëm, ndërsa për stundentët më të vjetër për marrjen e bursave komunale është dashur që të kenë të regjistruar në mënyrë të rregullt vitin akademik 2013/2014, përderisa vlera e bursave është varur nga mesatarja e notave në vitin e kaluar dhe vlerë e tyre ishte nga 11.000 deri 20.000 dinarë.

Këtu përjashtohen studentët e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, të cilët në bazë të arsyeshmërisë nga administra komunale, përshkak të harxhimeve më të vogla gjatë studimeve, iu janë ndarë nga 7.000 dinarë.

Numri më i madh i studentëve nga komuna e Bujanocit studiojnë në njërin nga fakuletet e Prishtinës, Tiranës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni, ndërsa një numër i madh studiojn në Bujanoc, ku Fakulteti Ekonomik i Suboticës, para tri viteve kishte hapur paralelen e vet.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues