Arkiva e lajmeve
                   

NË BUJANOC 20 BANESA PËR TË ZHVENDOSURIT DHE PËR FAMILJET E RREZIKUARA SOCIALISHT

24. qershor 2014.

Në Bujanoc me rastin e Ditës së Refugjatëve, 15 familje të personave të zhvendosur intern nga qendrat kolektive në territorin e asaj komune dhe pesë vendbanimeve, familjet e rrezikuara socialisht, kanë fituar çelësat e banesave të reja.

Këto 20 familje kanë fituar vendim për strehim duke i`u faliminderuar projektit të Unionit Europian „Мbështetja e zbatimit të strategjisë për personat e zhvendosur intern, refugjatë dhe të kthyerit në Serbi“.

 „Rëndësia e këtij projekti për komunën e Bujanocit është e madhe, sepse i ka mundësuar që të mbyllet qendra kolektive „Salvadore“ në të cilën kushtet për jetesë kanë qenë nën dinjitetin e njerëzimiz“, ka njoftuar UNHCR në Serbi.

Komesiarati për refugjatë dhe migracion i Republikës së Serbisë, si institucion është kompetent për zgjidhjen e nevojave për strehim për personat e ikur dhe të zhvendosurit intern, ka tërhoq vëmendjen e EU-së, si donator, në mënyrën më efikase të nevojave për strehim të kësaj popullate. Qyteti i Bujanocit ka dhënë vendin për ndërtim dhe infrastrukturë.

Koncepti i këtij projekti është arritur në Strategjinë për zhvillim dhe mbrojtjen sociale të Republikës së Serbisë dhe është vlerësuar si zgjidhje më e mirë për të gjithë atë që ende banojnë në qendrat kolektive. Deri më tani koncepti është realizuar në 42 komuna të Serbisë në të cilat janë siguruar 976 njësi strehimore prej të cilave 556 janë nga mjetet e UE-së.

Përdoruesit e banesave në Bujanoc do të kenë të drejtë për përdorimin e banesa seri sa të jenë gjendje për nevoja sociale. Në secilën ndërtesë do të jetojnë familje roli i të cilës do të jetë lidhje në mes banorëve dhe Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc.

Projektin e ka finansuar Unioni Europian, ndërsa është bashkëfinansuar dhe zbatuar UNHCR. Vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore, mobilimit dhe mjeteve arrin në 358.000 euro.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues