Arkiva e lajmeve
                   

NË BEOGRAD ËSHTË MBAJTUR KONFERENCA “SERBËT DHE SHQIPTARËT – CILËN RRUGË NË TË ARDHMEN”

11. korrik 2018.

Beograd – Konferenca ndërkombëtare “Serbët dhe shqiptarët  - cilën rrugë në të ardhmen”, në organizim të agjensionit Tanjug dhe agjensionit shqiptar ATA, është kryer dje pasdite me konkludimin se serbët dhe shqiptarët nuk janë popuj armiqësor.

Gjatë konferencës rreth mardhënieve të dy popujve, rrethanave historike, politike dhe ndërkombëtare të cilat gjenerojnë këto mardhënie sot, si edhe në cilën mënyrë ata mund të zhvillohen në të ardhmen, kanë biseduar njohësit e këtyre mardhënieve shqiptare, serbe dhe ndërkombëtare.

Takimi u hap nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, duke deklaruar se guri kryesor i pengesës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është çështja e Kosovës dhe Metohisë dhe se Serbia e konsideron rrugën e dialogut të domosdoshëm në gjetjen e zgjidhjes për të gjitha problemet dhe konfliktet.

Bashkësia shoqërore duhet të përfshihet në zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse ka një paragjykim të ndërsjellë dhe një mungesë njohurie për njëri tjetrin për një kohë të gjatë, tha kryetarja i Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike, Sonja Liht.

Liht tha se komuniteti akademik dhe mediat luajnë një rol kyç në procesin e bashkëpunimit të mëtejshëm, por gjithashtu vuri në dukje se të dy vendet nuk janë të vetmit në një situatë kaq të vështirë.

"Ky është rasti me Poloninë dhe Gjermaninë. Megjithatë, ata kanë një debat të vazhdueshëm midis historianëve të të dy vendeve. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. Le të flasin rreth historinë ekspertët, t`i ndihmojmë që të ulen sëbashku. Dhe të fokusohemi në të ardhmen përmes proaktivitetit", tha Liht.

Ajo theksoi se është një barrë mbi supet e ekspertëve të dy vendeve.

"Shkëmbimi i ekspertëve është diçka që është e nevojshme. Le të mos harrojmë se ka një rrjedhje të madhe të të rinjve në të dy vendet, si edhe në Kosovë dhe Metohi. Në fund të baladës, do të mbesin njerëzit e vjetër të cilët do të vazhdojnë të shkojnë në rrugën e tyre deri në fund të jetës së tyre, ata do të mbeten të vetmit pjesëmarrës në debat, "beson Liht.

Kryetari i Amës së Shqiptarëve në Serbi Demo Beri tha se kanë shumë çka të përbashkëta në gjakë tek serbët dhe shqiptarët, ndërsa nga pak punojmë me “dorëza”.

Ai vuri në dukje se nga 157 komuna dhe qytete në Serbinë qendrore, shqiptarët jetojnë në 150, dhe pyet se çfarë është me shembuj pozitiv, duke shtuar se, për shembull, Patriarkanën e Pejës u ruajt nga shqiptarët dhe se, përveç kësaj, ka shumë gjëra të tjera të përbashkëta.

„Ne si Amëz jemi të gatshëm që të kërkojmë falje dhe t`ia japim dorën, por presim edhe kërkimfaljen e Serbisë“, tha Berisha.

"Le t'i lemë kufijtë për fund, sepse në jetën e përditshme ka shumë çështje që janë pozitive dhe ku mundemi të bashkëpunojnë", tha Berisha.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues