Arkiva e lajmeve
                   

NË BAZËN USHTARAKE “JUG” STËRVITEN USHTRITË E TETË SHTETEVE

21. mars 2014.

Bujanoc – Atasheu ushtarak i ambasadës së SHBA-së në Serbi, Poll Brocen, dhe pjesëtarët e Gardës Nacionale të qytetit të Ohajës, dje kanë biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, rreth stërvitjes së ardhshme multinacionale, e cila do të zhvillohet në bazën e ushtrisë serbe „Јug“. Pas takimit Arifi ka deklaruar se pjesëtarët e ushtrisë amerikane e kanë njoftuar se në qershor në bazën ushtarake në Bujanoc, do të zhvillohet stërvitja ndërkombtare ushtarake në të cilën përveç pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë dhe marincave amerikan, do të marrin pjesë edhe forcat e armatosura të gjashtë vendeve tjera të regjionit dhe të Azerbejxhanit.

„Stërvitja ndërkombtare do të mbahet në Bujanoc dhe rreth kësaj sot pjesëtarët e ushtrisë amerikane kanë biseduar me mua, ashtu që me kohë të jetë i njoftuar sektori civil. Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 80 ushtarë të ushtrisë amerikane, nga të cilët 75 janë marinca amerikan dhe pesë ushtarë, sigurisht të rangut të lartë, nga Garda Nacionale e Ohajës, me të cilën Ushtria e Serbisë tashmë është duke bashkëpunuar“, tha Arifi.

Ai ka theksuar se në stërvitjen ndërkombtare do të marrin pjesë edhe 60 pjesëtar të ushtrisë serbe, 30 nga Shqipëria, 30 nga Azerbejxhani, 25 nga Maqedonia, 25 nga Rumunia si dhe pjesëtarët e ushtrisë sllovene dhe kroate.

Burimi: Politika