Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMAT PRINDËRORE PËR FËMIJËN E DYTË, TË TRETË DHE TË KATËRT DO TË PAGUHET MË 20 GUSHT

16. gusht 2018.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë - "Ndihma prindërore për fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt do të paguhet më 20 gusht pasi Ligji për Mbështetjen Financiare hyri në fuqi në korrik të këtij viti", tha ministri i Punës, Çështjeve Veteranëve dhe Sociale në konferencë shtypi, Zoran Djorgjeviq.

Ai tha se janë siguruar fonde për pagesën e ndihmave.

"Njerëzit të cilët merren me llogaritjen e ndihmës prindërore më sigurojnë se kompensimi për korrik do të paguhet më 20 gusht," tha Gjorgjeviq.

Ai shtoi se problemi me pagesën e përfitimeve për nënat është sepse punëdhënësit nuk i kanë paguar me kohë fondet që kthehen nga buxheti dhe që për këtë arsye paguhen drejtpërsëdrejti nënave të sapolinduara. 

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues