Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMA SOCIALE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

18. shtator 2015.

 

Bujanoc –Sipas të dhënave të Nijazi Ahmetit, drejtorit të Qendrës për Punë Socilae në Bujanoc, 833 familje nga kjo komunë marrin ndihmë sociale.

“Sipas të dhënave të fundit të gushtit të këtij viti, 833 familje nga kjo komunë marrin ndihmë sociale, ndërsa vlera e mjeteve ndryshon prej rastit në rast. Vlera mujore sillet prej 8 deri 26 mijë dinarëve, ndërsa vlera mesatare sillet rreth 17 mijë dinarë në muaj”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se prioritet në fitimin e ndihmës sociale kanë familjet me persona të vjetër, femijë dhe ata të cilat nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa vendimin për fitimin e ndihmës sociale e sjell ekipi profesional i Qendrës për Punë Sociale, i cili kompleton dokumentacionin dhe daljet në terren.

Ahmeti ka thënë se edhe personat me invaliditet fitojnë mjete nga buxheti i Republikës së Serbisë.

“Sipas të dhënave prej gushtit të vitit 2015, 302 persona nga komuna e Bujanocit fiton mbështetjen për ndihmë dhe kujdes ndaj personit tjetër, ndërsa vlera mujore sillet nga shkalla e invaliditetit, 10 deri 26 mijë dinarë në muaj”, ka deklaruar drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Bujanocit.

Përveç kategorive të përmendura, familjet të cilat kujdesen për fëmijët pa prindër, të cilat në Bujanoc janë nëntë, gjithashtu marrin ndihmë prej Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc.

Puna e Qendrës për Punë Sociale finansohet me mjetet e Ministrisë për Punë, Punësim, dhe çështje Veterane dhe Sociale të Republikës së Serbisë, ndërsa komuna e Bujanocit ndan mjete për ndihmë afat-shkurte dhe për harxhimet materiale.

Burimi: Titulli dhe Trupi Koordinues