Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMA E UNHCR-SË PËR QENDRËN PËR PRANIM NË PRESHEVË

14. dhjetor 2015.

Preshevë – “Agjensioni i KB për refugjatë në Serbi (UNHCR) prej qershorit deri më tani ka dhuruar paisje me vlerë prej 264.000 dollarëve, të cilën e përdor policia në Qendrën për Pranim në Preshevë”, ka deklaruar shefi i kësaj agjensioni Hans Shoder dhe ka lajmruar se UNHCR në vitin 2016, do t’i siguroj Serbisë ndihmën prej 16 milion dollarë.

Ai ka thënë se në Qendrën për Pranim në Preshevë, në kuadër të Planit Rajonal të përgjegjësisë së agjensionit të KB-së edhe partnerët propozojnë që në vitin e ardhshëm për Serbinë të ndahen gjithsej 45 milionë dollarë.

Shoder ka thënë se UNHCR-ja këtë vit do të siguroj 6,2 milion dollarë ndihmë për qeverinë serbe në krizën me refugjatë. Siç thuhet, këto mjete do të përdoren për ushqim, veshje, mbathje, batanije dhe nevoja tjera të ndryshme, akomodim, paisje etj. Shoder ka thënë se si qëllim është që në mënyrë të përshtatshme të përkujdesen për refugjatët, si dhe në të gjithë këtë t’i ndihmohet popullit serb.

Kur është fjala për donacionin për Qendrën për Pranim në Preshevë për nevojat e MPB, UNHCR-ja në Serbi deri më tani ka dhuruar tetë paisje për leximin e gishtrinjëve të refugjatëve, prej të cilave dy përdoren në Dimitrovgrad, pastaj 13 kompjutor, dy detektor të kontrollimit, dy detector për metal, mobilje për zyra dhe mjete tjera të cilat përdoren gjatë regjistrimit.  

Në mënyrë që t’i ndihmohet refugjatëve gjatë dimrit, UNHCR-ja ka siguruar nxemje në Qendrën për Pranim në Preshevë, në tri pavijone dhe 35 kontejner në të cilat mund të vendosen nga gjashtë persona nga familjet me fëmijë të vegjël. Të gjithë kontejnerët nga e hënë do të furnizohen me nxemje në mënyrë të rregulltë. Shoder ka thënë se nxemja qendrore është siguruar edhe në objektin për pararegjistrim, si dhe në dy pavijonet për pritje për regjistrim. Këta objekte në mënyrë të plotë janë pajisur për dimër, ndërsa UNHCR-ja këto i ka siguruar në bashkëpunim me Këshillin Danez për Refugjatë. 

Burimi: Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues