Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMA E SHTETIT PËR KOMPANITË NGA JUGU I SERBISË

17. shtator 2015.

Bujanoc – Nga buxheti i Republikës së Serbisë, përmes Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 18 kompani nga këto tri komuna kanë marrë ndihmë diçka më shumë se 48 milion dinarë, për qëllim të përmirësimit të prodhimit.

Kontratat mbi ndarjen e mjeteve të pakthyeshme inkujaruse me pronarët e kompanive i ka nënshkruar kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, duke theksuar se ky është viti i katërt në të cilin qeveria mbështet zhvillimin e sipërmarrësisë private.

 „Deri më tani në këto katër vite kemi ndarë dy milion euro… ndërsa sot kemi nënshkruar kontratat me 18 pronarët e kompanive të vogla dhe të mesme të cilët kanë konkuruar për këtë ndihmë të pakthyeshme me një vlerë prej 48 milion dinarëve”, tha ai.

Stankoviq ka deklaruar se vlera më e madhe e ndihmës së pakthyeshme është rreth tri milion dinarë, ndërsa më e vogla rreht 1,4 milion dinarëve.

„Nga ajo shumë, 12 firma nga Bujanoci kanë fituar gjithsej 31 milion dinarë, 5 firma nga Presheva kanë fituar 14 milion dinarë dhe njërës firmë nga Medvegja iu është ndarë rreth 1 milion dinarë“, ka precizuar ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetari i organit të përkohshëm të Medvegjës, Nebojsha Arsiq, ndërsa kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, përshkak të zgjidhjes së problemit të refugjatëve, nuk ka mundur të marrë pjesë.

Burimi: Trupi Koordinues