Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMA E SHPEJTË NË 112 – NJË NUMËR TELEFONIK PËR TËRË SERBINË

27. gusht 2019.

Republika e Serbisë po prezanton një numër unik të urgjencës për të gjithë vendin, dhe një operator nga qendra do të jetë ai që do të dërgojë ambulancën te pacienti i rrezikuar.

Thirrja klasike e ndihmës së shpejtë po kalon në histori, por në mënyrë shumë të shpejt do të reagoj dhe në mënyrë më efikase kur të jetë e nevojshme, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Tani në raste të tilla, operatori nga shërbimi i centralizuar do të dërgojë një shërbim të ambulancës, pa pasur nevojë që familja e pacientit të mendojë për të. Gjithashtu, deri tek pacienti i rrezikuar do të shkoj ekipi i cili është më i afërt, pavarësisht nga kompetenca territoriale.

Është një pjesë e centralizimit të shërbimeve shëndetësore, e parashikuar me Ligjin e Kujdesit Shëndetësor, i cili u prezantua në prill. Ligji parashikon gjithashtu transferimin e qendrave shëndetësore dhe institucioneve të tjera të kujdesit shëndetësor nga juridiksioni i vetëqeverisjes lokale në juridiksionin e shtetit, i cili fillon nga 1 janari.

"Për të përmirësuar organizimin e punës në Shërbimin e Urgjencës dhe për të rritur efikasitetin, është futur një kod unik i zonës, siç është ai në Gjermani 112. Në këtë mënyrë, do të dihet se cili ekip i ambulancës është më i afërt dhe menjëherë do të shkojë tek pacienti i rrezikuar. Nëse aksidenti ndodh në autostradë, në qytet, në fshat, kudo në Serbi, në të ardhmen, të gjitha telefonatat do të bëhen përmes një kodi unik të zonës, "tha Ministria e Shëndetësisë.

Në Evropë numri 112 përdoret në raste urgjente dhe është falas, që do të thotë se duke thirrur këtë numër, telefonuesi lidhet me Emergjencën, policinë dhe zjarrfikësit, ndërsa në qendër punojnë operatorët e trajnuar.  Një sistem i tillë duhet të jetësohet në vendin tonë, siç presim nga viti i ardhshëm.

Ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar tha se ishte i nevojshëm një organizim më i mirë i shërbimeve emergjente dhe konfirmoi që nga viti i ardhshëm, kur qendrat shëndetësore do të bëhen juridiksion republikan, do të formohej një sistem i unifikuar për të filluar me punën.

"Në çdo moment, do të dihet se ku janë veturat e emergjencës  në mënyrë që ekipi mjekësor më i afërt, pa marrë parasysh se çfarë territor gjendet, të mbërrijë në vend të ngjarjes," tha Lonçar.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues