Arkiva e lajmeve
                   

NDIHMA E POLONISË PËR QENDRËN SPORTIVE

6. shtator 2017.

Bujanoc – Përfaqësuesit e ambasadës së Republikës së Polonisë në Beograd kanë vizituar Qendrën Sportive “Rinia” në Bujanoc dhe kanë vizituar sallën sportive në të cilën janë ndërruar dritaret duke iu faleminderuar donacionit të Ambasadës së Polonisë.

Sipas fjalëve të Zoran Spasiq, drejtorit të QS “Rinia”, ambasada e Republikës së Polonisë për realizimin e projektit të ndërrimit të katër dritareve ka siguruar 2.500 euro.

Ai ka faleminderuar donatorët në mirëkuptimin dhe ndihmën, duke shprehur shpresë që ky projekt nuk do të jetë i fundit.

Ida Ozhehovska, sekretari i tretë në ambasadën e Republikës së Polonisë përmes faleminderimit për drejtorin Spasiq, ka shprehur shpresë që ky bashkëpunim të vazhdohet dhe ka rikujtuar se konkursi i ri për aplikim me projekte do të jetë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Drejtori Spasiq u ka dhuruar lule dhe mirënjohje përfaqësuesve të ambasadës së Polonisë për financimin e këtij projekti.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Boban Pavlloviq, ndihmësi i kryetarit të komunës së Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues