Arkiva e lajmeve
                   

NDARJA E DIPLOMAVE NË PARALELEN E FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

27. shtator 2018.

Bujanoc - Ceremonia e dhënies së diplomave në Fakultetin e Departamentit të Ekonomisë në Bujanoc, 54 studentë janë promovuar zyrtarisht në ekonomistë të diplomuar.

Kjo është gjenerata e katërt e të diplomuarve që nga viti 2011, kur kjo paralele u hap në Bujanoc, e cila është pjesë e Universitetit të Novi Sadit.

Dekani Aleksanadar Grubor kujtoi se Fakulteti i Ekonomisë në Suboticë, i cili ka ekzistuar që nga viti 1960, ka mbi 20 mijë studentë që janë diplomuar me diploma që njihen në mbarë botën.

"Në Paralelen tonë në Bujanoc titullin ekonomist i diplomuar deri tani e kanë fituar 116 kandidatë. Prej tyre 77 serbë dhe 39 shqiptarë", tha Grubor, duke shtuar se 25 studentë të diplomuar për herë të parë në vitin e kaluar u regjistruan në studimet master në Bujanoc.

Grubor gjithashtu kujtoi edhe për bashkëpunimin me Universitetin Shtetëror në Tetovë, falë të cilit studentët shqiptarë 30 për qind të ligjeratave mund t`i ndjekin në gjuhën amtare.

Jelena Stojkoviq nga Vraja zbulon se planifikon të regjistrohet në studimet master në Bujanoc në muajin e ardhshëm, por gjithashtu planifikon të shkojë jashtë vendit me diplomën e sapo fituar.

"Unë jam diplomuar në Departamentin e Agroekonomisë dhe Agrobiznesit dhe planifikoj të kërkoj punë jashtë vendit sepse kjo diploma është e njohur në botë”, nuk e fsheh Jelena dhe thekson se ajo është më se e kënaqur me njohuritë e fituara në Bujanoc.

Burimi: Bujanoci dhe Trupi Koordinues