Arkiva e lajmeve
                   

MUSLIU NUK ËSHTË PËRMBI LIGJIN

16. tetor 2017.

Beograd – Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, që “Lugina e Preshevës” duhet të bashkohet me Kosovën e Metohinë sipas modelit të Katalonisë, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deklaroi:

„Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve përdor retorikën e cila iriton qytetarët, por sipas legjislacionit penal kjo nuk paraqet vepër penale. Asgjë të re nga Jonuz Musliu i cili përdor secilën mundësi që me deklaratat e tija të papërshtatshme arrinë në titujt e gazetave tona. As bashkësia ndërkombëtare as shqiptarët nga ky territor nuk besojnë se këto skenare janë të mundshëm”.

Në bazë të njoftimeve në terren, Zoran Stankoviq vlerëson se shumë shqiptar mendojnsë se me këto deklarata të Musliut vetëm sjellë dëme, sepse paraqet tension artificial në mes banorëve.

“Me përgjegjësi pohoj se në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk ka tensione ndëretnike, as biseda në temën të cilën Musliu e mbështet, vetëm ata të cilët mendojnë si ai, ndërsa këta janë të pakët. Edhepse ai në premtimet e tyre përdor retorikën e rëndë e cila iriton qytetarët, dhe kjo sipas legjistraturës penale të Republikës së Serbisë nuk është e inkriminuar dhe nuk paraqet vepër penale. Si një nga liderët politik shqiptar, ai këto deklarata i përdor për arritjen e poenave tek numri i vogël që mendojnë njejtë sikur ai. Edhepse sigurisht do të dëshironte të jet mbi ligjin, por ai nuk është, sepse secili duke përfshirë edhe atë duhet ta rrespektoj Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë”, tha kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Stankoviq thekson se Mulsiu është kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe kryetar i KK të Bujanocit dhe do të duhej që të punoj në bazë asaj që merr pagë nga buxheti i Republikës së Serbisë.

“Për tri vite, sa është edhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, nuk ka propozuar asnjë tekst shkollor në gjuhën shqipe për fëmijët të cilët mësojnë në këtë gjuhë”, thekson Stankoviq.

Stankoviq ka apeluar tek të gjithë funksionerët shtetëror, mediat dhe publiku që në deklararatat e tij në temën e jugut të Serbisë qendrore apo Rrethit të Pçinjës të mos përdoret emërtimi “Lugina e Preshevës” dhe “Kosova e Metohia Lindore”, dhe shtoi se këto emërtime i kanë shpikur liderët shqiptar, duke i përdorur ato për qëllime politike.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues