Arkiva e lajmeve
                   

MUNDËSI TË REJA

30. maj 2011.

Pas kursit tremujor për mësimin e gjuhës serbe 90 nxënës nga Presheva kanë marrur diplomat, mirpo edhe mundësi më shumë që nesër  të punësohen në shërbimet shtetërore. Kursin e ka finansuar trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa e ka organizuar organizata joqeveritare Qendra ndërkombëtare e njeriut. Kjo organizatë ka njoftuar për një kurs për shqiptarët që janë të punsuar në ndërmarjet shtetërore dhe private. Të dhënat flasin se interesimi për këtë kurs ka qenë e madhe dhe janë paraqitur 120 shqiptarë, edhe pse kursi ka qenë i paraparë për 90.

Problemet e natyrës  ekonomike janë të shprehur në Preshevë, ndërsa një numër i vogël shqiptarëve punojnë në institucionet shtetërore. Tash hapen konkurset për administratën  doganore, tatimore dhe vende tjera, për të cilat njohja e gjuhës serbe është e domosdoshme.

Për nxënësit më të mirë në kurs , që janë 28, do të organizohet edhe niveli i dytë, a kursi do të fillojë nga 1 qershori, është paraparë nga Qendra ndërkombëtare e njeriut. 

Pas sondazheve të bëra është vërtetuar se në shtatë komunat e rrethit të Pçinjës ka më shumë se 15.000 qytetarë analfabetë, është nisur projekti ,, Mundësia e dytë’’ dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët  më të vjetër se  pesëmbëdhjetë vjetë të paraqiten për ta përfunduar në mënyrë të çrregullt shkollën fillore.

 „Numri më i madh i analfabetëve janë të populatës rome, dhe presim që numri më i madhë i të paraqiturve për të përfunduar shkollën fillore do të jenë romët. Paraqitja do të zgjasë deri në muajin shtator’’, tha Mirjana Petroviq, drejtoresha e Shkollës fillore për arsimimin e të rriturve në Vraj. Projekti ,,Mundësia e dytë’’ zhvillohet nën patronatin e EU- së, e cila i ka ndarë katër milion euro për këtë qëllim.

Bazuar në kontratën e nënshkruar me investitorët Italian deri në fund të vitit  do të duhej që në pjesën e Moravës jugore tek Vladicki hani  të ndërdohet mini-hidroelektrana e parë nga gjithsejt dhjetë, konfirmoi kryetari i kësaj komune Nenad Mitroviq. Ai precizoi se vlera e projektit është 20 milion euro dhe se realizimi komplet do të përfundojë në vitet e ardhshme.

Në kuadër të programit P-BILD, i cili organizohet nga Kombet e bashkuara, në jugun e Sërbisë tetë përfaqësues të komunave të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës kanë nëshkruar kontratë për realizimin e projekteve për zhvillim regjional me vlerë të përgjithshme  prejt 500.000 dollar. „Qëllimi i ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për zhvillimin e projekteve  është për të promovuar zhvillimin e balancuar shoqëroro-ekonomik në jugun e Sërbisë duke theksuar veçanërisht hapjen e vendeve të reja të punës, krijimin e të ardhurave, zhvillimin ekonomik regjional, bashkpunimin dhe partneritetin në mes komunave në jugun e Sërbis’’, tha Nikolas Herkules, menaxheri i programit PBILD.

 Konkursi për projekte për zhvillimin regjional ka qenë i hapur nga nëntori i vitit të kaluar. Komunat nga jugu i Sërbisë kanë konkuruar me gjithsej 18 projekte,  tetë prej tyre për të cilat bordi drejtues i programit ka miratuar mjetet e pakthyeshme. Dymbëdhjetë komuna me partneritetë do ti zbatojnë këto projekte. Kontratat me përfaqësuesit e administratës lokale i ka nënshkruar ambasadori i Mbretërisë Norvegjeze Nils Ragnar dhe Villijam Infante, koordinator i përhershëm Kombeve të bashkuara në Sërbi.