Arkiva e lajmeve
                   

MJETE PËR KOMUNAT E PAZHVILLUARA

27. janar 2023.

Preshevë - Bujanoc - Medvegjë - Beograd - Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar Rregulloren për themelimin e programeve mbështetëse për komunat jashtëzakonisht të pazhvilluara, përfshirë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Qëllimi i Rregullores është të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve infrastrukturore të komunave jashtëzakonisht të pazhvilluara, përmes ndërtimit dhe rikonstruktuimin të infrastrukturës komunale, ndërtimit, rindërtimit dhe përshtatjes së objekteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, turizmit, mbrojtjes sociale, kulturës, sportit dhe menaxhimit të ujit, si dhe objekteve të tjera në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Për komunat jashtëzakonisht të pazhvilluara janë ndarë gjithsej 365 milionë dinarë.

Burimi: Bujanovaçke, Shërbimi i Trupit Koordinues