Arkiva e lajmeve
                   

MJESHTRIT KËNDOJNË NË „ STARI DANI “ ( DITËT E VJETRA )

26. korrik 2011.

Në Vranjë në manifestimin tradicional kulturorë  verorë „ Stari  Dani “ ( Ditët e Vjetra ) do të marrin pjesë shumë yje të estradës sonë, në mes të cilëve bëjnë pjesë Masimo Saviq, Vllatko Stefanovski dhe Kemal Monteno, deklaruan organizatorët. Zoran Najdiq, këshilltarë përgjegjës për kulturë, thot se përvojat nga organizimet e kaluara na kanë vendosur një koncept të ri organizativ, kështu që „ Stari Dani „ këtë vit do të jenë një atraksion i vërtetë kulturoro – artistik.

„Ne presim  që, me ndihmën e marketingut, këto emra të zëshëm të estradës sonë në Vranjë të tërheqin shumë vizitorë nga Nishi, Leskoci, Vlladiçin Hani, Bujanoci, Presheva e deri në Kumanovë“, thot Najdiq.

Zoran Najdiq përkujton që vitin e kaluar manifestimin e kanë parë më shumë se 20 000 vizitorë, dhe se këtë vit ky numër do të jetë edhe më i madh, sepse programin themelorë do ta përcjellin edhe manifestime tjera.

„ Do të bëjmë  një sërë ekspozitash, prezentime të prodhimeve të anës sonë, etnosajmi, prezentimi i specijaliteteve të kuzhinës së Vranjës dhe të tjera, kështu që kjo do të jetë një përvojë e re shumë e mirë për ata që vendosin  që  prej 22 e deri më 28 Gusht  të qëndrojnë në Vranjë“, thonë autoritetet në komunë.