Arkiva e lajmeve
                   

MITROVIQ: PËR NJË MUAJ “JUMKO” HAP REPARTIN NË BUJANOC

24. mars 2017.

Bujanoc – Sipas paralajmrimit të Nenad Mitroviqit, deputetit popullor në Kuvendin Republikan të Serbisë, iniciativa për hapjen e repartit të “Jumko-s” në Bujanoc do të duhet të jetësohet për rreth një muaj.

Ai shtoi se tridhjetë punëtorë që janë të drejtuar për punë në industrinë  e tekstilit gjenden në trajnim në “Jumko-n”  e Vrajës prej 1 shkurtit të këtij viti.

„Faleminderimi i takon menaxhmentit të “Jumko-s” dhe sekretarit shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Stevanoviq, në atë që kanë kuptuar iniciativën tonë dhe nevojat e Bujanocit. Pres që në muajin e ardhshëm të përfundohet trajnimi i punëtorëve të ardhshëm të tekstilit. Egzistojnë disa opsione për adaptimin e një objektit egzistues në komunën tonë, momentalisht bisedojmë rreth mundësive që kjo të jetë në ish fabrikën e baterive “Svetlost” në Bujanoc”, tha Mitroviq.

Mitroviq shtoi se për një kohë për punët e tekstilit do të duhej që të trajnohet edhe një grup i punëtorëve, në mënyrë që reparti i sapohapur i “Jumkos” së Vrajës në Bujanoc të filloj që të punojë në dy ndrrime.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues