Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E PUNËVE TË MBRENDSHME E SERBISË RRETH INCIDENTIT NË PRESHEVË

27. janar 2014.

Beograd- Preshevë – MPB e Serbisë ka informuar se të dielen në ora 7:40, në Preshevë, nënshtetasi i Norvegjisë T.S.K (1975) ka sulmuar pjesëtarin e Xhandarmerisë, i cili ka qenë në detyrë, duke goditur disa herë në kokë me tullë dhe pastaj i ka rrëmbyer automatikun.

“Në atë moment ka kaluar minibusi në të cilin kanë qenë pjesëtarët e policisë kufitare, të cilët ishin duke u kthyer nga ndërrimi i rregullt. T.S.K ka gjuajtur disa fishekë në drejtim të minibusit, dhe mëpastaj ka filluar të ikë duke shtënë. Ka ardhur deri te shtëpia në të cilën kishte jetuar, ndërsa kur pjesëtarët e Xhandarmerisë dhe policisë kufitare mbërritën, kishte shtënë zjarrë në drejtim të tyre.

Në të shtënat me policinë, T.S.K mbetë i vdekur.

Pjesëtari i Xhandarmerisë morri lëndime dhe është transportuar në spitalin e Vranës.

Hetimet i kanë kryer zëdhënësi i Prokurorit të lartë publik në Vrajë, dhe pjesëtarët e Administratës policore të Vrajës, në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë edhe komandati i xhandarmerisë, Millenko Bozhoviq”, theksohet në informatën e MPB të Serbisë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues

 

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.