Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME KA SHPALLUR KONKURS PËR REGJISTRIMIN E 1.400 PJESËMARRËSVE NË QENDRËN PËR TRAJNIMIN THEMELOR TË POLICISË

31. mars 2021.

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë ka shpallur një konkurs për regjistrimin e 1,400 pjesëmarrësve në Qendrën për Trajnimin Themelor të Policisë në Sremska Kamenicë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, konkursi u shpall në 24 Mars 2021 dhe do të zgjasë deri më 8 Prill 2021

Informacione të hollësishme në lidhje me konkursin, si dhe kushtet e konkursit, mund të gjenden në faqen e internetit te  Ministrisë së Punëve të Brendshme  http://www.mup.gov.rs si dhe në faqen e internetit të Qendrës për Trajnimin Themelor të Policisë http://www.copo.edu.rs.

Të interesuarit gjithashtu mund të kontaktojnë stacionet policore kompetente në vendin ku ata jetojnë, ku mund të pyesin për kushtet e konkursit dhe të marrin dokumentacionin e konkurs

Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme dhe Trupi Koordinues