Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E KULTURËS KA MBËSHTETUR SHUMICËN E MEDIAVE NË JUGUN E SERBISË

12. mars 2014.

Shumica e mediave në Rrethin e Pçinjës kanë fituar mjete për finansimin e projekteve në fushat e informimit

Në konkursin të cilin e kishte shpallur Ministria e Kulturës në fund të vitit të kaluar, janë paraqitur të gjitha shtëpitë e mediave dhe organizatat nga jugu i Serbisë, ndërsa me projekte të ndryshme të cilat kryesisht kanë të bëjnë me informimin e pakicave ose informimin e personave me aftësi të kufizuara.

Prej media të rëndësishme, OK radio është pranuar projekti „Kultura, shnasë e jugut të Serbisë“ me vlerë rreth 400.000 dinarë, ndërsa javores „Vranjske“ afër 576.000 dinarë për realizimin e projektit „Të jetojmë sëbashku“.

Radio televizioni „Ritam“ nga Vranjska Banja do të ndahen gjithsej 526.000 dinarë për dy projektet, „Jeto jetën e shëndetëshme-jetën pa drogë dhe alkool“  dhe „Ditari në gjuhën rome“.

Javorja bujanocase „Kurora e re serbe“  ka fituar 240.000 për projektin „Informimi i qytetarëve të komunitetit serb, shqiptar dhe rom në Rrethin e Pçinjës“.

Radios „Ema“ nga Bujanoci iu janë ndarë mjete me vlerë prej 480.000 dinarë për dy projektet, „Zëri i të rinjëve“ dhe „Jetat të cilat nuk shihen“.

Për Bujanoc janë ndarë mjete edhe për realizimin e projektit të Qendrës për demokraci dhe edukim „Lugina“, organizatës  „Vizionet atraktive“, shoqatës kulturore shqiptare „Prespektiva“ dhe Qendrës humanitare rome, me vlerë të përgjithshme prej 1.416.000 dinarë.

Të vetmit medium në Rrethin e Pçinjës të cilit në këtë konkurs nuk iu janë ndarë mjete është RTV i Vranjës.

Përndryshme, në këtë konkurs të Ministrisë për finansim dhe sufinansim të projekteve në fushat e informimit janë ndarë afër 91.000.000 dinarë.

Afati për realizimin e këtyre projekteve të miratuara është dhjetori i vitit 2014.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues