Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E EKONOMISË KËRKON TË INTERESUAR PËR FELDSPAT-IN NGA BUJANOCI

24. maj 2019.

Bujanoc – Ministria e Ekonomisë e Republikës së Serbisë ka shpallur ftesë publike për grumbullimin e letrave mbi interesimin për privatizim të kompanisë së minierave “Feldspat” nga Bujanoci.

Veprimtaria mbizotëruese e kësaj kompanie me përgjegjësi të kufizuar, në pronësi të Republikës së Serbisë, është shfrytëzimi i xeherorëve jometalike dhe mineraleve, ndërsa vlera e kapitalit është 11.3 milion dinarë.

Në fund të vitit të kaluar, "Feldspat" kishte një vlerë kapitale prej 11.3 milion dinarë, ndërsa asetet e përgjithshme ishin 46.5 milion dinarë dhe asetet e punës prej 42.6 milion dinarë.

Letrat e interesit për kompaninë minerare "Feldspat" mund të dorëzohen deri më 21 qershor.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues