Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRIA E EKONOMISË: FTESË PUBLIKE PËR PARAQITJEN E PROJEKTEVE PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT TË INFRASTRUKTURËS SË BIZNESIT PËR VITIN 2020 ((AFATI: 27 JANAR 20202)

21. janar 2020.

Qëllimi i programit është të përmirësojë potencialin e zhvillimit të njësive të vetëqeverisjes  lokale  duke krijuar kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve, përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fondi i përgjithshëm për këtë thirrje është 1,120,000,000.00 RSD.

Masat:

- pajisja e zonave të biznesit me infrastrukturë dhe lidhja e zonave të biznesit me mjedisin

 - përmirësimi i kapaciteteve të infrastrukturës për zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve të tjera ekonomike

Aktivitete të pranueshme:

- Masa 1: pjesëmarrja në financimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës në fushën e transportit, komunës, energjisë elektrike, infrastrukturës energjetike, objekteve - ndërtesave dhe infrastrukturës tjetër në zonën e biznesit dhe infrastrukturën që siguron lidhjen e zonës së biznesit me mjedisin.

Masa 2: pjesëmarrja në financimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës në fushat e transportit, komunës, energjisë elektrike, infrastrukturës energjetike, projekteve të hapësirës publike, zonave të destinuara për rekreacion të përgjithshëm dhe infrastrukturës tjetër që është në funksion të turizmit dhe zhvillimit tjetër ekonomik.

Shuma maksimale e mjeteve të pakthyeshme:

-Deri në 100% të vlerës së projektit, pa përfshirë TVSH-në për njësitë e vetëqeverisjes lokale në grupet e 4-të dhe të 3-të të zhvillimit

- Deri në 60% të vlerës së projektit, pa përfshirë TVSH-në për njësitë e vetëqeverisjes lokale në grupet e 2-të dhe të 1-të të zhvillimit

Kush mund të aplikojë: Njësia e vetëqeverisjes lokale në territorin e së cilës është planifikuar realizimi i një projekti specifik, ose më shumë njësi të vetëqeverisjes lokale, nëse ata së bashku zbatojnë projektin.

Vërejtje: aplikuesi mund të paraqesë një kërkesë për secilën masë të programit.

Konkursi është i hapur deri më: 27.01.2020

Informacione të mëtejshme mbi konkursin janë në dispozicion në https://privreda.gov.rs/javni_pozivi/program-podrske-razvoju-poslovne-infrastrukture-za-2020-godinu/

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Trupi Koordinues