Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI VANJA UDOVIÇIQ NË BUJANOC: PAJISJE PËR SHKOLLAT DHE KLUBET

24. nëntor 2021.

Bujanoc - Beograd - Ministri i rinisë dhe sportit, Vanja Udoviçiq, ka vizituar disa shkolla fillore dhe të mesme në Bujanoc, Klubin e futbollit BSK, Klubin e Basketbollit Play 017 dhe Qendrën Sportive Mladost. Gjatë vizitës u dorëzuan donacione nga ministria në formë pajisje sportive, rekuizita, topa, kosha, rrjeta volejbolli.

Ministrin e ka pritur në shkollën e mesme “Sezai Suroi” kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Siç theksoi ministri, ndihma për klubet vendore në sinergji me komunën dhe biznesmenët është synimi kryesor i kësaj vizite.

“Dëshira jonë është që përmes ndërrimit të pajisjeve sportive dhe infrastrukturës sportive të ndihmojmë zhvillimin e sportit vendor. Kështu që klubet të kenë kushte më të mira, por edhe nxënësit në palestra të kenë kushte më të mira”, tha ministri.

Krahas infrastrukturës sportive, ministri si problem më të madh vuri në dukje sistemin e financimit.

Udoviçiq thotë se 2.36 për qind e buxhetit komunal është ndarë për sport. Domethënë rreth 30,5 milionë dinarë, prej të cilave 24 milionë realisht shpenzohen për financimin vjetor të Qendrës Sportive “Mladost” (pagat e punëtorëve dhe shpenzimet tjera), dhe vetëm 6,5 për klubet.

“Fakti është se 2.36 për qind e buxhetit komunal është ndarë për sport dhe kjo nuk është as më e pakta e as më e shumta. Mesatarja evropiane është 2-5 për qind. “Në raport me buxhetet, komuna ndan herë më pak, herë më shumë”, tha ministri.

Ai theksoi se ministria nuk ndikon në vendimet e vetëqeverisjes lokale, por se ekziston dëshira për të sugjeruar dhe motivuar ekonominë dhe individët për të ndihmuar klubet vendore.

“Tendenca jonë është që t'i ndihmojmë klubet përmes shqyrtimit dhe punës së përbashkët, përmes financimit të programeve dhe projekteve të caktuara”, thotë ministri.

Boban Stojanoviq, drejtor i Klubit të Futbollit BSK, thotë se vështirësitë në financimin e klubit i janë paraqitur ministrit si problem kryesor.

“Burimet financiare dhe mungesa e pajisjeve si gola, topa dhe rekuizita të tjera e shqetësojnë më së shumti klubin tonë dhe kërkuam ndihmë nga ministri për ato çështje dhe ai na siguroi se do të merrnim atë që kërkuam”. Dëshira jonë është edhe një sallë e mbuluar, por ministria nuk mund të na ndihmojë për atë çështje, sepse siç na thanë nuk financojnë objektet e montuara”, thotë Stojanoviq.

Ndër shkollat ​​që kanë marrë pajisje dhe rekvizita sportive janë shkolla fillore e Bujanocit "Branko Radiçeviq", shkolla fillore "Dragomir Trajkoviq" Zhbevc dhe shkolla "Vuk Karaxhiq" në Levosojë.

Sipas bashkëpunëtorëve më të afërt të ministrit, vlera e donacioneve individuale është deri në 7 mijë euro.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues