Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI SHARÇEVIQ ËSHTË DAKORDUAR ME RRITJEN E PAGAVE NË ARSIM

4. prill 2017.

Beograd – Ministri i arsimit Mlladen Sharçeviq, është dakorduar me propozimin e tri sindikatave reprezentative të arsimit që pllatat në arsim të rriten për 15 përqind dhe ka thënë se pjesa e parë e ngritjes do të jetë në qershor të 2017, ndërsa e dyta në pjesën e katër të vitit 2017, ka njoftuar sindikata.

Në njoftim të Sindikatës së Arsimit të Serbisë, Sindikatës së Punëtorëve në Arsim të Serbisë dhe GSPRS Nezavisnost, thuhet se në takim me ministrin është dakorduar që urgjent të ndryshohet pozita material e të punësuarve në arsim me shkallë të dytë, tretë dhe katërt profesionale, gjithë deri tek zgjidhja e përhershme e pozitës së tyre material përmes rritjes së koeficientit apo çmimit të punës.

Ai shtoi se sindikatat kanë kërkuar që rritja e pagave të jetë në vlerë prej 15 përqind, në mënyrë që paga mesatare në bazë të rritjes të jetë diçka më e lartë se paga mesatare në Republikën e Serbisë, deri në sjelljen e çmimit unik të punës për të gjithë të punësuariit në sistemin e ardhshëm të klasave të pagave.

„Ministri është dakorduar me propozimin dhe theksoi se pjesa e parë e rritjes së pagave do të realizohet në qershor të 2017,ndërsa pjesa e dytë në pjesën e katër të vitit 2017”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues