Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI I MBROJTJES DHE AMBASADORI AMERIKAN KANË VIZITUAR REFUGJATËT NË PRESHEVË

21. gusht 2015.

Ministri i mbrojtjes, Branisllav Gasiq dhe ambasadori amerkina në Serbi, Majkëll Kirbi, kanë vizituar qendrën në Preshevë në të cilën çdo ditë arrijnë mesatarisht 1200 refugjatë. Kur është në pyetje kriza e azilantëve Kirbi ka thënë se duhet të mendohet ndryshe duke ditur se në të ardhmen vijnë ditë të ftohta dhe dimri.

“Duke pasur parasysh se egziston puna ekipore në mes organeve shtetërore në Serbi, kjo do të duhet të jetë edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare“, ka vlerësuar ambasadori dhe ka theksuar se refugjatët në bisedë i kanë thënë se ndjehen mirë dhë të mirëserardhur në Serbi. Ai ka porositur që SHBA-të do të ndihmojnë UNHCR-në dhe me këtë duke ndihmuar edhe vet refugjatët në Serbi.

Emigrantët thonë se vetëm këtu, për dallim nga të gjitha vendet në të cilat kanë kaluar, kanë kujdes maksimalisht korrekt dhe human dhe të gjitha kushtet e duhura, ka thënë ministri Gashiq. Duke iu përgjigjur pyetjes rreth qendrës së pranimit në Beograd, Gashiq ka thënë se Qeveria e Serbisë atë çka e ka premtuar do ta realizojë dhe se do të duhej ta ndërtoj atë objekt, i cili do të mund t’i pranoj prej 1000 deri 2000 njerëz. Gashiq ka thënë se shteti do të bëj të gjitha që situata në lidhje me emigrantët të zgjidhet në mënyrën më të mirë të duhur, ndërsa gjendja në Qendër paraqet faktin që organet kompetente punojnë në mënyrë të sinkronizuar në pranimin dhe sigurimin e të gjitha kushteve për qëndrim të denjë në të. Gashiq ka shtuar se në Qendrën për Pranim në Preshevë ndonjëherë vijnë edhe deri më 2000 njerëz, ndërsa gjatë kohës së vizitës së tij janë evidentuar 649 persona.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues