Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRI GJORGJEVIQ: SITUATË STABILE NË KUFIRIN JUGOR

3. maj 2017.

Preshevë, Bujanoc – Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq në shoqërim me zëdhënësin e komandantit të Shtabit Gjeneral gjeneral-majorin Slavolub Janiqejeviq kanë vizituar Forcat e Përbashkëta të Ushtrisë dhe Policisë të angazhuara në mbrojtjen e kufirit shtetëror me Maqedoninë, është kumtuar nga Ministria e Mbrotjes.

Gjatë vizitës së objektit “Cakonvocë” në Preshevë, komandanti i Forcave të Përbashkëta të Ushtrisë dhe Policisë gjenerali i brigadës Dejan Jankoviq ka njoftuar ministrin e mbrojtjes se situata në të gjitha sektoret në zonën e përgjegjshmërisë të Forcave të Përbashkëta është e zakontë dhe me sukses kryhet të gjitha detyrat sipas planit.

“Situata e sigurisë është stabile dhe momentalisht nuk kemi asnjë indicie që egziston përkeqësim i sigurisë dhe pronës së qytetarëve tonë, çka nuk do të thotë se ushtria, polica dhe shërbimet tjera të sigurisë nuk e përcjellin situatën. Vazhdimisht përcjellim situatën dhe në përputhje me këtë përshtatim angazhimin e forcave tona”, tha ministri Gjoergjeviq.

Pas vizitës së kufirit shtetëror me Maqedoninë, ministri Gjorgjeviq sëbashku me bashkëpuntorë ka vizituar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë në bazën “Jug”.

 Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues