Arkiva e lajmeve
                   

MINISTRESHA SVEZHANA BOGOSAVLEVIQ – BOSHKOVIQ: PROJEKTI “FERERO” ËSHTË DUKE SHKUAR SIPAS PLANIT

21. janar 2015.

Ministresha e Bujqësisë Snezhana Bogosavleviq – Boshkoviq ka deklaruar se ka filluar intenzivisht të zbatoj marrëveshjen që është arritur më herët me kompaninë italiane “Ferero”, rreth prodhimit të lajthive në Serbi dhe se kjo e tëra në lidhje me këtë shkon sipas planit.

„Fjala është për projektin me të cilin është planifikuar që në 10.000 hektarë të rrisin mbjelljen e lajthive – 40 përqind do të ishin plantacionet e mëdha, ndërsa 60 përqind plantacionet në pronësi të kooperativave bujqësore individuale“, ka deklarura ministresha.

„Plani është që mbjellet e para të lajthive do të ishin në Vojvodinë, ndërsa të mbjellat tjera komerciale në Serbinë qendrore dhe jugore – rrethin e Moravicës, Kollubarës, Nishavës, Jabllanicës dhe Pçinjës“, saktëson Snezhana Bogosavleviq – Boshkoviq.

Sipas fjalëve të saj në Serbi momentalisht janë të mbjellura rreth 1000-1200 hektarë dhe ky prodhim nuk arrin t’i kënaq as nevojat familjare, edhe pse siç thotë ajo kemi kushtet shumë të mira agrometerologjike për mbjelljen e këtij fruti.

Ministresha ka thënë se vetëm se janë formuar katër grupe punuese për implementimin e projektit në fjalë dhe këto grupe i përbejën përfaqësuesit e “Fererës”, Ministrisë së Bujqësisë, Insitutit për Zbatimin e Shkencës në Bujqësi dhe Institutin e Pemtarisë.

Puna e tyre është konfirmimi i rretheve prioritare, afateve dhe dinamikës së përfaqësimit të projektit, ndërsa ministria me Rregulloren për nxitjen e mbjelljes shumëvjeçare do të përcaktoj edhe subvensione shtesë për stimulimin e këtij prodhimi në vlerë prej 50.000 dinarë për hektarë. Implementimi i projektit do të duhej të filloj në shtator.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues