Arkiva e lajmeve
                   

MINIBASKETBOLLISTËT OKK PLAY 017 NË TURNIR NË VRAJË

31. maj 2022.

Bujanoc - Beograd - Mini basketbollistet OKK Play 017 nga Bujanoci mori pjesë në Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të mini basketbollit të mbajtur në Vranjë.

Mbi 70 fëmijë nga klubi i Bujanocit, të ndarë në katër ekipe, treguan aftësitë e tyre në basketboll dhe luajtën basketboll me shokët e tyre nga qytetet e tjera të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kemi pasur dy skuadra për femra dhe dy për meshkuj, janë luajtur dy ndeshje dhe fëmijët kanë qenë të gëzuar, si për shkak të pjesëmarrjes së tyre në festival ashtu edhe për shkak të takimit me miqtë e tyre që i njohin nga më herët”, tha Nenad Stajiq, presidenti i klubit.

Minibasketbollistet e Bujanocit morën letra falënderimi dhe medalje, kurse klubi mori një trofe.

Në Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të Mini Basketbollit morën pjesë 50 ekipe dhe rreth 1300 garues nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Festivali u organizua nga BC Panthers nga Vranja nën kujdesin e qytetit të Vranjës.

Burimio: Bujanovacke dhe Trupi koordinues