Arkiva e lajmeve
                   

MINI FESTIVALI I GITARËS NË VRAJË

11. maj 2017.

Vrajë – Për herë të parë në Vrajë do të mbahet Mini festivali i gitarës, dhe atë më 2 qershor, është thënë në takimin e këshillit organizativ të këtij festivali.

Sipas fjalëve të Miqe Mlladenoviqit, afati për paraqitje për bendet  e interesuara është 15 maji, dhe atë mund ta bëjnë përmes Organizatës Turistike të Vrajës.

Mini festivalin e gitares do ta hap grupi “Haxhi prodane dushe” nga Uzhica, fituesit e vitit të kaluar të “Festivalit të Gitares në Zajeçar”. Vazhdon shfaqja e bendeve të paraqitura dhe koncerit i “Nevernih beba”. Pas kësaj do të shpallen fituesit e këtij festivali.

Është planifikuar që manifestimi të mbahet në Qendrën Sportive, ndërsa pritet që po në atë ditë të jenë  organizohet edhe moto organizimi me një numër të madh të motoçiklistëve.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupit Koordinues