Arkiva e lajmeve
                   

MINI FESTIVALI I BASKETIT NË BUJANOC

18. prill 2018.

Bujanoc - Të shtunën dhe të dielën, 21 dhe 22 prill, Bujanoci do të jetë një qytet i rinisë dhe basketbollit, një qytet që do të strehojë disa fëmijë të rinj, yje të ardhshëm të basketbollit.

Për herë të tetë, Bujanoci do të jetë nikoqiri i Festivalit të Mini  Basketit "Save the Children", shembullit revial të sportit, shoqërimit, miqësisë dhe argëtimit.

"Ne jemi të kënaqur që të shtunën dhe të dielën në Bujanoc t`i mirëpresim dhe të strehojmë 14 skuadra basketbolli dhe rreth 500 djemë dhe vajza të lindur pas vitit 2007, të cilët janë nga Gjermania, Maqedonia dhe Serbia, ", tha Nenad Stajiç, iniciues i kësaj iniciative dhe trajner KB"PLAY 017".

E shtuna është e rezervuar për pionierët më të rinj ose trajnimin e tyre demonstrues, i cili do të udhëhiqet nga eksperti maqedonas Rade Georgievski, si dhe për mini ndeshjen reviale në mini basket të fëmijëve të çerdhes.

Të njëjtën ditë nga ora 12.00 deri në orën 15.00, audienca do të shohë lojtarët e rinj të basketbollit nga Bujanoci, Vraja, Vladiçin Hani dhe Shkupi, të cilët fillojnë karrierën e tyre të basketbollit me këtë rast.

E diela është menduar për t`u kënaqyr e adhuruesit basketbollit në ndeshjet revijuese që tashmë konkurrojnë në ligat e ndryshme.

Me yjet e ardhshëm të basketbollit do të shoqërohen përfaqësuesit e organizatave të cilat mbështetin financiarisht këtë festival, përkatësisht Shoqata e Basketbollit të Serbisë, Ambasada Amerikane në Republikën e Serbisë dhe udhëheqësit e vetëqeverisjes lokale.

Në Mini Festivalin e Basketbollit "Save Children" nuk ka fitues dhe humbës, por të gjitha ekipet do të marrin medalje dhe kupa nga organizatori.

Burimi: Vrajske dhe Trupi Koordinues