Arkiva e lajmeve
                   

MILIONA JANË INVESTUAR NË JUG

17. dhjetor 2014.

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar në Bujanoc, se Qeveria e Serbisë përmes këtij organi për 14 vite në këto tri komuna ka investuar rreth 6,3 miliardë dinarë, ndërsa donatorët ndërkombëtar rreth 35 milion euro.

„Gjithsej për 14 vite për komunën e Preshevës, nga buxheti shtetëror janë ndarë një miliardë dhe 770 milionë dinarë mjete të transferuara, për komunën e Bujanocit dy milardë dhe tetë milionë dinarë, ndërsa për Medvegjë një miliardë dinarë“, ka thënë Stankoviq në konferencën për gazetarë e cila është mbajtur me rastin e përvjetorit të themelimit të Trupit Koordinues.

Ai ka thënë se buxheti i Trupit Koordinues në këtë vit me raballansë është zvogëluar për 17 milion dinarë dhe se me të njejtën vlerë prej 417 milionë është planifikuar edhe për vitin e ardhshëm.

„Ne rreth kësaj do të bisedojmë prapë, ndëra do t’i njoftojmë edhe deputetët“, tha Stankoviq.

Stankoviq ka deklaruar se detyra kryesore e Trupit Koordinues është ndërtimi i ndërtesës së paraleles së Fakultetit Ekonomik. Ai ka shtuar se mjetet rreth një milion eurove janë siguruar para dy viteve, si dhe dokumentacioni është rregulluar, dhe kështu ndërtimi i objektit do të duhej të filloj sëshpejti, përderisa përfundimi i tij është paraparë për fillimin e vitit të ri shkollor.

„Materniteti në Preshevë është kryer dhe është pajisur para gjashtë muajve, mirëpo nuk punon ende. Jemi pajtuar me Ministrinë e Shëndetësisë që të finansoj kujdestarinë e tre gjenekologëve nga Qendra e Shëndetit në Vranjë dhe se në këtë maternitet të angazhohen edhe 12 mami“, tha Stankoviq.

Ai ka shtuar se pret që Trupi Koordinues në vitin e ardhshëm të punoj më shumë në sferën e ekonomisë, në sigurimin e investitorëve dhe zvogëlimin e numrit të papunësuarve. Stankoviq ka thënë se me 160 milion dinarë në tre vitet e kaluara janë punësuar më shumë se 200 njerëz në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Ai ka deklaruar se vazhdimi i bisedimeve me liderët shqiptar, të cilat janë ndërprerë para një viti përshkak të pakënaqësisë së tyre me rastin e propozimit të rrjetit të gjykatave.

Burimi: RTS, RTV, FoNet dhe Trupi Koordinues